Sunak: Britania e Madhe në zemër të NATO-s

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka folur për kontributin e shtetit të tij në NATO.

“Unë u befasova edhe një herë këtë javë nga fakti se sa i vlerësuar është kontributi ynë, Mbretërisë së”, tha ai në Samitin e NATO-s në Lituani.

“Populli britanik duhet ta dijë këtë dhe duhet të jetë krenar.”

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë atje që nga fillimi i kësaj aleance,” tha ai, duke shtuar se “këtë javë ne kemi treguar edhe një herë se Mbretëria e Bashkuar është në zemrën e saj”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.