Sulstarova i Vetëvendosjes me thirrje drejt Aleancës dhe Alternativës

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Enis Sulstarova u ka bërë thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që t’i japin fund, siç thotë ai, poshtërimit të shqiptarëve nga Zaevi dhe Ahmeti duke i konsideruar si popull 20%, e jo si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut.
Sulstarova ka marrë si shkas deklaratën e Zaevit për heqjen e tabelave dygjuhësore në komunat ku shqiptarët janë nën 20 përqind, duke e konsideruar këtë si një tjetër akt mashtrimi nga Zoran Zaevi, përcjell in7.

“Zaevi i heq tabelat rrugore ne gjuhen shqipe qe t’i vendose perseri pas zgjedhjeve e t’u thote shqiptareve se po ua ploteson kerkesat. Kesaj loje duhet t’i jepet fund. Opozita shqiptare, Aleanca dhe Alternativa, duhet te propozojne nje manifest politik me kerkesa te qarta, afatshkurtra e afatgjata, per barazimin e statusit te shqiptareve ne MV me ate te sllavomaqedonasve. Per ta bere MV si shtet dykombesh real. Nuk ecet me me 20%”, shkruan Sulstarova.