Sulmon fizikisht zyrtarin policor, arrestohet një 58-vjeçar

SPB-ja e Shkupit bën me dije se ka arrestuar një person me inicialet Z.S.(58) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas marrjes në pyetje mbi të është ngritur kallëzimi përkatës.
“Më 07.03.2023 në ora 20:50 në rrugën “Branko Zarevski” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Draçevë kanë ndaluar Z.S.(58) nga Shkupi, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.”- thuhet në njoftimin e MPB-së.