Arsenali me disa mungesa për ndeshjen ndaj Sporting

Arsenali do përballet me klubin portugez, Sporting me disa mungesa.
Në kuadër të 1/16 në Evropa Ligë, Arsenal do të përballen me skuadrën e Sporting.

Në këtë takim ‘Topçinjtë’ do jenë pa disa lojtarë kryesor, përfshirë këtu edhe yllin, Gabriel Jesus që mungon tash e një kohë të gjatë.

Por, braziliani është rikthyer sot në stërvitje me klubin, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Arsenali ka marrë një goditje tjetër, Kieran Tierney nuk do të përfshihet për ndeshjen e nesërme.

Mbrojtësi i majtë nuk po udhëton me skuadrën për shkak të sëmundjes.

Leandro Trossard ka problem me ijë dhe Eddie Nketiah në kyçin e këmbës gjithashtu mungojnë.

Kujtojmë që Arsenali luan ndaj Sporting nesër, (e enjte), me fillim nga ora 18:45.