Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vjehrrin, arrestohet 31-vjeçari nga Resnja

SPB-ja në Manastir bën me dije se më datë 16.04.2023 në orën 19.15 në Resnjë, punonjësit policor të stacionit policor të Resnjës kanë privuar nga liria shtetasin D.N.(31) nga Resnja, pasi ai në debat e sipër me bashkëshorten e tij e ka sulmuar atë fizikisht dhe më pas ka kërcënuar edhe të atin e saj me një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë edhe kallëzimi përkatës për personin në fjalë.