Sulmoi fizikisht gruan, arrestohet 28 vjeçari nga Gostivari

Dje (21 shtator 2021) rreth orës 17:30 minuta, nëpunësit e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë – Stacioni policor në Gostivar, ka privuar nga liria 28 vjeçarin (S.M) nga Gostivari, pasi që më parë ka sulmuar fizikisht gruan e tij 19-të vjeçare. Sipas paraqitjes, në sulm kanë marrë pjesë nëna e tij dhe dy motrat, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.