Sulmohet me armë dyqani i vjehrrit të Messit, u la një mesazh për futbollistin

Një supermarket që i përket zinxhirit Único, i cili i përket familjes së Antonela Roccuzzo, partneres së Lionel Messit, është qëlluar me armë zjarri në orën 3:20 të kësaj të enjte në rrugën Lavalle, në pjesën perëndimore të Rosarios.

Në derën e ambienteve, Komanda Radioelektrike e Policisë së provincës gjeti një mesazh drejtuar kapitenit të ekipit argjentinas. “Messi, ne po të presim”- thuhet  në tekstin e shkruar me stilolaps në karton.

Në blindën metalike të vendit janë numëruar 14 goditje, ndërkohë nuk raportohet për zhvatje parash.

Dyshohet se sulmi është kryer nga dy persona me motoçikletë.

Një muaj më parë, Javkin kundërshtoi publikisht Miguel Ángel Russo pasi kishte thënë se kishte lojtarë që refuzuan të luanin në Rosario për shkak të pasigurisë mbizotëruese.

Pamje nga vendii ngjarjes
Pamje nga vendii ngjarjes
Pamje nga vendii ngjarjes