Sulmohen për herë të parë dy qytetet ukrainase

Janë sulmuar për herë të parë dy qytetet ukrainase që deri tash nuk ishin prekur nga lufta. Bëhet fjalë për qytetet e Lutsk dhe Dnipro, raporton BBC.

Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.

Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.