Sulmi në Pragë, më i rëndi në historinë moderne të Çekisë

Sulmi i së enjtes pasdite në fakultetin e arteve të Universitetit Charles është sulmi më fatal që nga pavarësia çeke 30 vjet më parë.

Sulmi më i fundit me armë ishte në dhjetor 2019 në një spital në Ostrava, kur një burrë hapi zjarr në dhomën e pritjes së klinikës së traumës dhe vrau katër burra dhe dy gra, përpara se të kthente armën drejt vetes.

Në shkurt 2015, një vendas hapi zjarr në një restorant në qytetin lindor të Uhersky Brod. Tetë persona humbën jetën në sulm.

Edhe pse sulmet me armë janë të rralla në Republikën Çeke, gjuetia me armë është e popullarizuar. Në vitin 2019, qeveria çeke u përpoq më kot të anulonte një ndalim të BE-së për pushkët gjysmë automatike për përdorim privat, i sjellë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse xhihadiste në të gjithë Evropën.

 

Top Channel