Sulmi ndaj gazetarit Furkan Saliu/ LSDM: Po kthehet regjimi i Gruevskit, VMRO-DPMNE: Fushatë e zezë parazgjedhore

Nuk ka ndryshime në VMRO-DPMNE. Është e njëjta parti regjimi nga e kaluara. Akuza vjen nga LSDM-ja, duke pohuar se pas rastit me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu qëndron partia opoziztare.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Shohim tentativa në mënyrën më brutale, me arrestimin e gazetarit I cili publikoi aferën për DPMNE-në që të kthehet VMRO – MPBO. Nervozizmi në Pallatin e Bardhë manifestohet me kallëzimin e forcës, përpejkje për të heshtur dhe frikësuar gazetarët, me metodat e njëjta sikurse gjatë regjimit të Nikola Gruevskit”

Por, sipas VMRO-DPMNE-së akuzat që vijnë në adresë të kësaj partie janë pjesë e skenarit parazgjedhor.

NAUM STOILKOVSKI – VMRO DPMNE

“Furkan Saliu nuk është arrestuar për shkak se është Shqiptar apo Maqedonas, ortodoks apo musliman, gazetar apo punëtor, se është I BDI-së apo LSDM-së ose pa parti politike, është arrestuar për shkak se ka penguar dhe ka sulmuar persona zyrtar të MPB-së”

Nuk kam sulmuar askënd – ishte I prerë gazetari Furkan Saliu, pasi mbrëmë dol inga policia. Ai katëgorikisht mohon të ketë sulmuar zyrtaët policor.

FURKAN SALIU – GAZETAR

“U publikuan lajme se është gjetur një armë, pa u potencuar se arma është me leje dhe dolën madje edhe Ministri më gjykoi me status në FB se unë kam sulmuar polic. Le ta provojnë, le ti publikojnë të gjitha videot dhe le ta dëshmojnë se unë e kam sulmuar policin, unë prej nesër nuk e punojë këtë punë”

Gjatë ditës pati një përplasje të afërt midis Ministrit të Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovskit dhe gazetarit Furkan Saliu.

Saliu pyeti Toshkovshkin cka nëse konstatohet se nuk e ka slumuar policin, kurse Ministri u përgjigje se do t`i kërkojë falje, por se këtë nuk e ka parë në kamera.

Rasti u dënua nga Shoqata e Gazetarëve, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Agjencia për media. Bëhet thirrje që kompetentët të zbardhin rastin, të mos cënohen të drejtat e Saliut dhe të mos përhepen spekulime, kurse partitë politike të mos e përdorin këtë temë për pikë politike gjatë fushatës zgjedhore. /TvKlan.mk