Sulmi ndaj Berishës, reagon për herë të parë Armina Mevlani

Armina Mevlani, tashmë për të gjithë është e njohur edhe si nusja e djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit.

Ajo ndërkohë së fundmi ka reaguar për herë të parë për sulmin që kishte ai në protestën e 6 dhjetorit.

Në “Goca dhe Gra”, bukuroshja shqiptare theksoi se gjithçka që ndodhi ishte e organizuar dhe si familje janë të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e tij.

Armina Mevlani

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë. Shkon përtej politikës. Kushdo politikan të ishte do më vinte keq. Duke goditur atë goditën të gjithë njerëzit që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë dhe shëndetin e tij dhe është një tjetër lloj përjetimi prandaj dhe nuk kam shkruar”, tha ajo.

“Nuk i pëlqej pjesët që flasin për ndjesi personale në rrjete sociale dhe nuk e kam bërë kurrë këtë gjë. Prandaj nuk kam reaguar se nuk dua ti shpreh ndjesitë emocionale personale në rrjete sociale. Ndërsa si një qytetare e thjeshtë do isha prekur për çdokujt që mund t’i ndodhte dhe ajo që më prek është se jam e bindur qe ka qenë diçka e organizuar“, është shprehur Mevlani.

Atë ditë, qytetari që goditi Berishën u sulmua edhe nga protestuesit e tjerë në tubim.

Sali Berisha

Për të njëjtin person raportimet e mëtejshme kanë vënë në pah se kishte probleme mendore. /