Sulmi me 5 të plagosur/ Protestuesit i vënë flakën Dublinit, përplasje me policinë

IRLANDË E JUGUT- Pas sulmit me thikë pasditen e sotme në Dublin ku pesë persona u plagosën, mes të cilëve tre fëmijë, kanë shpërthyer protestat dhe zemërimi qytetar.

Skena të dhunshme shpërthyen pranë vendit të sulmit, ndërsa turmat e protestuesve u përplasën me policinë.

Një makinë policie u dogj nga protestuesit teksa hodhën edhe shishe drejt oficerëve.

Policia irlandeze ka arrestuar një burrë pas sulmit me thikë, i cili u regjistrua jashtë një shkolle fillore në qendër të Dublinit.