Sulmi dhe vrasja terroriste ndaj policëve tanë, rrënjet i ka në Beograd!

Shkruan: Faton Kurti, Republikanët e Kosovës
Vrasja e një polici dhe plagosja e dy të tjerëve në veri të Kosovës, është një sulm ndaj shtetit të Kosovës dhe Kombit shqiptar. Ky akt barbar, terrorist ndaj policëve të Kosovës i ka rrënjet në Beograd! Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë direkt nga Aleksandar Vuçiq, dorëzimin e menjëhershëm të këtyre formacioneve të uniformuara terroriste, të infiltruara nga Serbia në territorin e Kosovës! Nëse kjo kërkesë nuk përmbushet brenda 24 nga ana e Aleksandar Vuçiq, atëherë forcat speciale të policisë së Kosovës ti asgjësojë këta terroristë. DERI KUR DO TË TOLEROJMË QË SERBËT TË NA VRASIN NË TROJET TONA? Kjo qasje kriminale e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës dhe tërë shqiptarëve në rajon duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Nëse Vuçiq me të vërtetë don të futet në luftë me shqiptarët – atëhere duhet ta dijë se Serbia pas kësaj aventure do të përfundojë si dikur, vetëm Pashallak i Beogradit. SHBA-ja dhe EU-ja duhet të kuptojë se përderisa radikali Vuçiq drejton Serbinë, nuk do të ketë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke pritur që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe të bëhet drejtësi unë si Kryetar i Republikanëve i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së policit të vrarë dhe dy të plagosurve. Grupet terroriste serbe brenda oborrit të Manastirit të Banjskës!