Në qytetin Azov në rajonin rus Rostov kanë ndodhur sulme me dronë, ku si pasojë janë përfshirë nga zjarri rezervuarët e mëdhenj të naftës dhe produkte tjera të lëndëve djegëse.
Këtë e ka konfirmuar guvernatori rajonal Vasily Golubev, derisa pamje amatore të sulmeve me dronë dhe zjarrit që ka shpërthyer janë shpërndarë në rrjetet sociale.
“Sulmet me dronë kanë shkaktuar zjarr në rezervuarët e naftës në Azov. Nuk raportohet për të lënduar”, ka shkruar guvernatori rajonal rus.
Në anën tjetër ministria e për Situata Emergjente, ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.
Gjithashtu është bërë e ditur nga e njëjta ministri, se mijëra litra naftë janë djegur nga ky sulm me dronë.



