Përmes disa fotografive atraktive, Melinda Ademi paralajmëron një këngë të re

Duket se kjo verë do të nisë fuqishëm për rap-artisten e njohur, Melinda Ademi.

Pak ditë pas bashkëpunimit me Luiz Ejllin, ajo ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Ajo ka publikuar disa fotografi të reja, me anë të të cilave bën edhe njoftimin për fansat.

“Kënga e re vjen së shpejti”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë edhe komentet që pranoi krahas postimit, fansat e së cilës mezi po presin.

Luizi dhe Melinda pak ditë më parë lansuan këngën e re “Shqiptare” që grumbulloi afro dy milionë klikime.