Sulm në Ukrainën lindore, 5 të vrarë dhe 22 të plagosur

BUCHA, UKRAINE - APRIL 06: A man pushes his bike through debris and destroyed Russian military vehicles on a street on April 06, 2022 in Bucha, Ukraine. The Ukrainian government has accused Russian forces of committing a "deliberate massacre" as they occupied and eventually retreated from Bucha, 25km northwest of Kyiv. Hundreds of bodies have been found in the days since Ukrainian forces regained control of the town. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)

Të paktën pesë persona dyshohet se u vranë në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, të hënën, në atë që separatistët pretendojnë se ishte bombardim ukrainas. Agjencitë e lajmeve të mbështetura nga Rusia raportuan se predhat goditën një treg dhe një maternitet në qytet, shkruan skynews.

Megjithatë, këto sulme nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga Sky News.

Thuhet se një fëmijë ishte në mesin e atyre që u vranë nga bombardimet e supozuara të hënën dhe të paktën 22 persona raportohet se u plagosën. Agjencia e lajmeve RIA citoi zëdhënësin e OKB-së, Stephane Dujarric, të ketë thënë se zyrtarët kishin parë raporte për sulmin në spital.

“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese,”tha Dujarric. “Çdo sulm ndaj infrastrukturës civile, veçanërisht objekteve shëndetësore, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar”.