Forcat ruse sulmojnë gazetarët ukrainas teksa ishin duke raportuar

Një grup gazetarësh të transmetuesit pubkik të Ukrainësm “Suspilne”, janë sulmuar nga forcat ruse teksa ishin duke raportuar.

Khrystyna Havryliuk dhe Taras Ibragimov, si dhe kolegët e tyre të huaj, ishin në qendër të sulmeve armike në qendër të Lysychansk, rajoni Luhansk.

Gazetarët u evakuuan me sukses nga ushtria ukrainase dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Sipas forcave ukrainase, rusët bombardojnë Lysychansk pothuajse çdo ditë, teksa rreth 15,000 civilë mbeten në qytet.