Sulm me automjet, tre njerëz goditen për vdekje në Angli

Një 31-vjeçar është arrestuar në Nottingham të Anglisë, pasi dyshohet se ka goditur për vdekje tre persona, në dy lokacione të ndryshme.

Nga sulmi i tij po ashtu kanë mbetur të lënduar tre persona të tjerë.

I njëjti ka kryer sulmin rreth orës 4 të mëngjesit, fillimisht duke goditur me furgonin e tij dy persona, e më pas duke goditur edhe një tjetër në një rrugë afër, raporton BBC, përcjell tv21.tv.

Ai për momentin po mbahet në paraburgim. /21Media