Shqiptari rrahu për vdekje italianin, dyshohet se i ngacmoi të dashurën

Giuseppe Tucci, një zjarrfikës italian vdiq pasditen e së hënës 12 qershor, pasi u rrah brutalisht me grushte nga një 28-vjeçar shqiptar.

34-vjeçari u sulmua jashtë një lokali nate në Rimini Frontemare, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

34-vjeçari dyshohet se u godit me rreth pesëdhjetë grushta, shumë prej të cilave ishin drejtuar edhe në fytyrë. Menjëherë i ndihmuar nga mjekët dhe infermierët Tucci u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marrra.

Për vdekjen e Giuseppe Tucci, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, u arrestua një 28-vjeçar shqiptar i cili punonte si truprojë në lokalin ku ku ndodhi ngajrja.

Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e vrasjes, por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Pasi e ka nxjerrë jashtë për të sqaruar konfliktin, sherri mes shqiptarit dhe italianit ka degraduar në dhunë fizike, duke bërë që truproja ta godiste me grushte në të gjithë trupin.

Tucci ishte babai i një vajze dhe që prej vitit 2019 ishte pjesë e kipit të zjarrfikësve në aeroport.