Sulm i rëndë: Rrahin babanë teksa mbante fëmijën në krahë, lëndohet edhe i mituri!

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Peshtan të Ohrit, ku tre persona nga Manastiri dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë, i cili në atë moment mbante fëmijën e tij të mitur në krahë.

Sipas policisë së Ohrit, ngjarja ka ndodhur më 23 gusht të këtij viti, ndërsa gjatë sulmit lëndime trupore ka pësuar edhe fëmija.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit, Z.R. (47), O.R. (22) dhe A.R. (25), të gjithë nga Manastiri.

Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë ndaj fëmijës”