Emir Sulejmani nga BDI i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, duke e akuzuar se ka fyer sakrificën e popullit me deklaratën lidhur me vendin ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Emir Sulejmani në profilin e tij ka shkruar:
Ministër, fjalori juaj ndaj çlirimtarëve është i papranueshëm dhe fyen sakrificën e një populli të tërë!
Para se t’i jepni Kosovës leksione për drejtësinë, zgjidhni diskriminimin e juristëve shqiptarë në provimin e jurisprudencës.
Drejtësia fillon nga shtëpia!
Turp!



