Sulejmani: Kufizimi i lëvizjes, po e ndihmon përhapjen e virusit

Besnik T. Sulejmani

– A thua masat shum rigoroze po e izolojnë, apo po e ndihmojnë zgjerimin e virusit COVID 19!
– Pse Maqesonia e Veriut nuk po i përdor përvojat e Gjermanisë, Zvicrrës apo të Austrisë për Covid 19, të cilat masa janë shum efikase dhe nuk kemi kufizim të lirisë së lëvizjes!
– Kufizimi i lirisë së lëvizjes ne pandemi apo ora policore po e ndihmon përhapjen e virusit COVID 19,
kjo po dëshmohet ne qytetin e Kumanovës nga pak liria e mbetur për lëvizje duke krijuar radhat e gjata ne banka, markete, farmaci, etj…
– Maqedonia e Veriut duhet te jetë më shum aktive ne masa edukative për popullaten për COVID 19(përvojat e shteteve të lartë përmendura), Marketet, Bankat, farmacitë, Furrat e ushqimit të subvencionohen nga shteti dhe të njejtat të punojnë 24/7, me çka më nuk dotë kemi radha te gjata të njerëzve, kontakti në mes njerzve dotë zvoglohet ne masë të madhe!

*Autori është avokat me profesion