Sugarevski: Jo të gjitha ndërtimet pa leje do të legalizohen

Ligji i ri për legalizimin e ndërtesave ilegale të ndërtuara deri në tetor të vitit 2019 është ende duke u hartuar dhe së shpejti do të dorëzohet në Qeveri, njoftoi Ministri Sugarevski. Ai shpreson që ligji të miratohet dhe thotë se zbatimi i tij nuk do të krijojë kaos urbanistik dhe nuk të mundësohet legalizimi i të gjitha objekteve. Por një gjë është e qartë, për legalizim të ndërtimeve pa leje do të mund të aplikojnë edhe qytetarët që i kanë lëshuar afatet për dorëzimin e dokumentacionit me zgjidhjen aktuale ligjore.