Këngëtare e zëshme dhe shumë e angazhuar në çdo vend të botës.
Vjollca Haxhiu po vazhdon të konsiderohet si këngëtarja më e dalluar dhe me zërin më të veçantë në estradën tonë, shkruan Kosovarja.
Se është vlerësuar gjithmonë dhe vazhdon të vlerësohet ende më shumë, këtë po e dëshmojnë sukseset e saj dhe agjenda e saj e stërngarkuar.
Për vlerësimin dhe kërkimin e saj nuk ka ndikuar vetëm muzika që bën, por edhe prezantimet e saj që gjithnjë janë pranuar dhe pëlqyer nga të gjithë.
Vjollca ka ditur gjithmonë me çfarë veshje të prezantohet, duke mos e tepruar asnjëherë me ekspozime e zhveshje.
Ajo nuk vepron kështu vetëm në skenë por edhe në përditshmëri, sepse nuk e kemi nga ato këngëtaret që dalin jashtë vetes.
Për këtë na bindi edhe njëherë përmes paraqitjes së saj të fundit që bëri në faqen e saj personale, derisa ky grim dhe fustan e shfaqën shumë të bukur dhe me sharm. /Kosovarja/