Suarez: Duam hakmarrje ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez e ka bërë të qartë se në derbin madrilen kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit.

Ish sulmuesi i Barcelonës zbuloi se të gjithë lojtarët janë duke pritur përballjen ndaj skuadrës së Zinedine Zidane, transmeton lajmi.net.

Uruguaiani tha se duhet të hakmerren për ndeshjen e parë (2-0) dhe të dëshmojnë se dëshirojnë të qëndrojnë në krye.

“Të gjitha ndeshjet kundër Real Madrid janë të veçanta, janë ato që dëshiron t’i luash dhe të demonstrosh se mund ta bësh”.

“Shumë lojtarët e tregojnë vetën në këto ndeshje. Janë ndeshjet që ti dëshiron t’i luash. Duhet të hakmerremi për ndeshjen e parë dhe të jemi gati të tregojmë se duam të qëndrojmë në krye”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Suarez zbuloi se objektivi i tij është t’i ndihmojë Atleticos të fitojë La Liga-n, trofe që nuk e kanë fituar që nga viti 2014.

“Jemi skuadër me shumë entuziazëm, dëshirë për të vazhduar, sukses dhe askush nuk do e heq entuziazmin tonë nga gara”.

“Janë disa ditë të mbetura dhe do demonstrojmë nga çka jemi bërë. Si lojtar gjithmonë ke këto dëshira, të vish në një skuadër si Atletico që s’ka fituar tituj për një kohë të gjatë dhe t’iu ndihmosh ta fitojnë”, përfundoi ai.

Atletico momentalisht është lider në La Liga me 58 pikë, pesë më shumë se Barcelona dhe Real Madrid, por “Los Rijoblancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.