Stuttgarti ia cakton çmimin, Chelsea e Inter pas Sosas

Interi, Chelsea dhe Everton janë vënë në ndjekje të mbrojtësit kroat Borna Sorsa.

Mbrojtësi anësorë  është duke shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga me fanellën e Stuttgartit.

24-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Inter, Chelsea dhe Everton që janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Mbrojtësi i majtë ka pasur paraqitje fantastike këtë vit, ku në 17 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Mediat gjermane kanë raportuar se tri skuadrat e njohura evropiane kanë filluar kontaktet me Stuttgartin për transferimin e kroatit.

Klubi gjerman është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por për një gjë të tillë synon të fitojë rreth 25 milionë euro.