Stuhia në Zvicër shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, tre persona rezultojnë të zhdukur

Reshjet e shiut në kantonin zviceran të Valais kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, ku katër persona kishin mbetur nën gërmadhat e dherave që rrëshqitën si pasojë e përmbytjeve.

Ndërkohë, një grua u shpëtua të shtunën në mëngjes pranë fshatit Lostalo në veri të liqenit të Komos, njoftoi policia rajonale të shtunën. Kërkimet për tre personat e tjerë të zhdukur vijojnë edhe sot.

Nga dita e djeshme ka pasur shtrëngata të shumta dhe reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dherash, njofton policia rajonale.

 

Lugina Mesolcina në jug të kalimit të San Bernardino në kufirin italian është goditur rëndë. Disa dhjetëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake ndërsa rrugët janë përmbytur.

Policia paralajmëroi qytetarët që të qëndrojë larg zonave të përmbytura. Disa pjesë të autostradës në kufi me Italinë janë mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Dy lumenj të vegjël dolën nga shtrati në Zermatt. Linja hekurudhore midis Visp dhe Zermatt mbetet e mbyllur për momentin për shkak të rrezikut të përmbytjeve, njoftoi hekurudha “Matterhorn-Gotthard”.

Ndryshe, autoritetet zvicerane tashmë u kanë në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet dhe së shpejti do të dihen dëmet paraprake materiale.