Shkaku i temperaturave të larta, të paktën 150 të vdekur në Meksikë

Vala e të nxehtit në Meksikë ka marrë jetën e më shumë se 150 personave që nga muaji mars.

Të paktën 2567 njerëz kanë vuajtur nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë sezon të ngrohtë, i cili filloi në mes të marsit dhe do të vazhdojë deri në fillim të tetorit, tha sekretariati i shëndetësisë i këtij vendi amerikano-latin.

Një duzinë qytetesh meksikane thyen rekordet e të nxehtit në muajin maj, me një maksimum prej 34.7 gradë Celsius të regjistruar në Mexico City më 25 maj.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra majmunë kanë ngordhur si pasojë e temperaturave të larta, raporton france24.

Disa diga ranë gjithashtu në nivele kritike, megjithëse në disa rajone stuhia tropikale “Alberto” solli shira të mirëpritur këtë javë.

Një studim i publikuar të enjten nga World Weather Attribution (WWA) tha se nxehtësia vdekjeprurëse që mbuloi Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Amerikën Qendrore në muajt maj dhe qershor është e mundshme që u shkaktua si pasojë e ngrohjes globale.