Studentët kanë ridorëzuar kërkesën që provimet shtetërore, përfshirë Provimin e Jurisprudencës, si dhe provimet për noter dhe përmbarues, të organizohen edhe në gjuhën shqipe, transmeton TV21.
Ata vlerësojnë se organizimi i këtyre provimeve vetëm në gjuhën maqedonase bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe përbën diskriminim ndaj studentëve shqiptarë.
Sipas tyre, institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë të drejtën për arsimim, certifikim dhe ushtrim të profesionit në gjuhën shqipe.



