Strugë, dëmtohen zbukurimet e Vitit të Ri

Rekuizitat e Vitit të Ri të vendosura në lokacione të ndryshme në të gjithë Strugën janë shkatërruar, dhe disa prej tyre janë vjedhur. Dëmi është disa mijëra euro. Në dy raste pajisjet janë ri-instaluar, por përsëri është shkatërruar ose vjedhur pavarësisht se janë nën tension elektrik.

“Bëhet fjalë për shumicën e rrjeteve që janë hedhur në plehrat skaj bregut të liqenit dhe të njëjta nuk janë funksionale. Është mirë që nuk kanë ndodhur disa ngjarje tragjike. Më mirë të mos ndriçohet aspak qyteti për Vitin e Ri, sesa të keni një jetë njerëzore”, tha Ivan Kleçkaroski-Drejtor i NP “Komunelec” Strugë.

Qytetarët janë të zhgënjyer me këtë sjellje të disa individëve.

“Nuk është mirë ta bësh atë në ditët e sotme. Është një zbukurim i Vitit të Ri dhe duhet të ruhet. Ndoshta është e qëllimshme … “.

Probleme të ngjashme në Strugë kishte edhe vitin e kaluar, kur u vodh një pjesë e pajisjeve urbane për dekorim, dhe një pjesë u shkatërrua.