Kuvendi e përfundoi debati për gjashtë pikat në rend dite, seanca vazhdon nesër

Kuvendi pasdite e përfundoi debatin rreth gjashtë pikave të seancës së 126-të, por për të do të votojë në mënyrë plotësuese në ndonjë nga vazhdimet e tij të ardhshme.

Deputetët e përfunduan debatin rreth Propozimit për emërim të drejtorit dhe të zëvedësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes deri te informacionet me karakter publik. Sipas propozimit, drejtori i Agjencisë duhet të jetë Plamenka Bojçeva.

Ka përfunduar edhe debati rreth Propozimit për përzgjedhje të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale. Për drejtor është propozuar Imer Aliu, ndërsa zëvendës i Drejtorisë, Igor Kuzevski.

Deputetët e përfunduan debatin edhe për Propozimin që Agim Rushiti të jetë drejtor i Agjencisë për cilësi në arsimin sipëror dhe Suad Bajrami anëtar i Komisionit të Agjencisë për posta, si dhe propozimet për emërim të Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të Këshillit nacional për eurointegrime, Propozim programi për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve eminente në vitin 2020, si dhe Propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës, e cila i përket shkollave të mesme me paralele dygjuhësore frankofone.

Në rend dite të kësaj seance janë 125 pika. Debatin rreth tyre, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e caktoi për nesër.