Stresi u drejtohet reperëve shqiptarë: Krejt ndryshe flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet, lini kunjat

Arkimed Lushaj-Stresi është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe kohëve të fundit ka shpërndarë disa mesazhe të ndryshme.

Ai kësaj radhe ka bërë një sqarim për kolegët e zhanrit të tij duke thënë se ndryshe është në këngë e ndryshe është çfarë flasin në realitet.

Tutje, artisti i ka thënë që t’i lënë kunjat nëpër këngë se nuk ka kush që t’iu vijë nga mbrapa.

Foto: Instagram

“Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është krejt ndryshe çka flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet. Lini kunjat nëpër këngë, se ju të hani m… pa ra në tokë ju e kush ju vjen mbrapa meshkuj”, tha më tej 35-vjeçari.

I njëjti ditë më parë iu drejtua me një video reperit Kleviol Ahmeti – Cllevio, gjersa tha që nuk janë më miq.

Por, ai tha më tej se nuk e lejon askënd tjetër që ta ofendojë me familje, referuar Cllevios me të cilin ka shoqëri prej vitesh.