Këto janë rregullat që duhet zbatuar nga besimtarët që falen në xhami nga nesër

Pas vendimit për hapje të xhamive Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes.

Ndër masat që duhet marrë janë: marrja e abdesit në shtëpi, të përdoren maska dhe dezinfektues, të ruhet distanca sociale, ligjerata e xhumasë të mos zgjatë më shumë se 10 minuta, njofton Klan Kosova

“Pas vendimit të datës 25 maj 2020, të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, është marrë vendim që nga nesër, e enjte 28 maj 2020 të rihapen objektet fetare, respektivisht xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare. Me qëllim të përgatitjeve adekuate, Kryesia e BI të Kosovës sot u ka dërguar Këshillave vendore Vendimin nr. 601/20 të datës 27 05 2020, me udhëzimet dhe masat që duhet zbaruar me rastin e hapjes së xhamive. Në vendim janë dhënë këto udhëzime”: