Stresi reagon ndaj gjithë atyre që kritikuan tekstet e këngëve të “Fest ’58”

Të dielen që e kemi lënë pas ka përfunduar edicioni i 58-të i “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar.

Fituese e këtij festivali u zgjodh Arilena Ara, por si çdo vit, edhe kësaj radhe po vazhdojnë polemikat edhe pas përfundimit të garës.

Përveç debatit të ‘nxehtë’ lidhur me votat e jurisë, u komentuan shumë edhe tekstet e disa këngëve, duke u cilësuar si të pakuptimtë.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka reaguar duke thënë se edhe tekstet e vendeve tjera që kanë garuar në “Eurovision” nuk kishin diçka më të veçantë.

“Sa per tju mbylle gojen iher e mire ktyre partizanve poetve qe kritikojne kolget tane sepse dhe ne e gjejm veten ne ato kritika, por ne ditet e sotme duhet me u çu e me ju then qe keni ngel me festivalin e 11 ne kohen e qepes. Ruslana Qe fitoi Eurovizionin e dini cfare texti kishte? text Kot palidhje Ja ku e keni kshtuqe shijon pensionin pleqerine dhe jetofshi sa ma gjat o zot por mos u merrni me textet tona”, janë fjalët e reperit.