Stresi publikon video duke tymosur: Duhet me qenë të lumtur, sepse jemi mirë me shëndet

Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale gjatë kësaj periudhe kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Reperi jo rrallëherë ka dalë publikisht duke konsumuar lëndë narkotike, e këtë veprim e ka përsëritur sërish.

Ai mëngjesin e sotëm publikoi një video, ku u shfaq duke tymosur, ndërsa thotë se duhet me qenë të lumtur, pasi jemi mirë me shëndet.

“Duhet me kon të lumtur sepse jemi mire me shendet”, janë fjalët që reperi ia ka lënë videos.

Për ndryshe, “Loco” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stresi, i cili është pritur mirë nga fansat e tij.