Stresi merr vendim që të largohet përfundimisht nga TikTok-u

Rrjetet sociale janë platforma të rëndësishme të promovimit e sidomos për artistët, por reperi shqiptar, Stresi ka marr një vendim për t’u larguar nga njëri prej tyre.

Rap-artisti nga Shqipëria ka njoftuar fansat se ka marr vendim që të largohet përfundimisht nga platforma e TikTok-ut.

Kështu ka bërë të ditur reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram duke thënë se faqja e tij do të menaxhohet nga dikush tjetër.

Foto: Stresi/Instagram

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) më pas njoftimin e ka shoqëruar edhe me videon e fshirjes së aplikacionit nga telefoni i tij.

Ndërkohë, aktualisht Stresi është në përgatitje të një bashkëpunimit me reperin tjetër, Noizy.

Foto: Stresi/Instagram

Dyshja ka kohë që kanë paralajmëruar duetin e shumëpritur ndërsa së fundmi zbuluan se kanë nisur xhirimet e tij.

Ndryshe, kujtojmë që Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/