Stresi letër babait të Klodianit: Babush i dashur do jemi aty me ty gjithmonë

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është një nga emrat shumë të zëshëm kur bëhet fjalë për protesta e e dhe drejtësi, shkruan lajmi.net.

Ai bëri shumë zhurmë në protestën e organizuar për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, 25-vjeçarin i cili u vra nga polici në Tiranë.

Pas kësaj Stresit iu desh të arratisej në Kosovë pasi u shpall në kërkim nga policia. Nga arratia ai e ka shkruar një letër për babanë e Klodianit të cilin edhe vetë ai po e quan babush.

Në letrën e shkruar Stresi i thotë atij se gjithmonë do ti qëndrojnë pranë, duke mos harruar të përmend edhe shumë detaje të tjera.

Letra e Stresit për babain e Klodianit:

LETER BABAIT TE KLODIANIT NGA Cunat Capital Crew Bb4life Rinia shqiptare

I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar,
E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale.

Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni !

Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje.

Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare!

Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit.

Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime.
E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart.

Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari.

Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!
Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime.