Stresi: Kur ndodhi tërmeti isha brenda, ia futa vrap e nuk e kam pritur as sigurimin (VIDEO)

 

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Stresi e ka rrëfyer mënyrën e tij se si e kishte përjetuar tërmetin tragjik të vitit 2019 në Shqipëri.

Ai ka thënë se atë ditë kishte qenë në një klub, ndërsa ka përshkruar në detaje të gjithë ngjarjen e frikshme.

“Kam qenë në tavolinë dhe e kam thirrur kamerierin, i kemi mbushë gotat dhe posa kemi bërë ‘gëzuar’, e kam kuptuar direkt, me zor kam shkuar deri tek dera. Kur kam dalë jashtë dhe i kam parë dy pallate të mëdha përballë dhe i kam parë duke lëvizur, ia kam futur vrap kam dal para ‘bodyguardave’”, ka thënë pos tjerash Stresi.

Për të ditur më shumë detaje se si Stresi e kishte përjetuar tërmetin e e 26 nëntorit të atij viti, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.