Stresi dhe Keisi normalizojnë raportet, i rikthehen ‘rutinës’ së mëparshme

Reperi Stresi duket se i ka rregulluar raportet me Keisin, vajzën me të cilën ishte i fejuar e më pas i dhanë fund gjithçkaje.

Tani duket se dyshja janë rikthyer sërish si në kohërat e vjetra dhe po kalojnë shumë kohë duke biseduar së bashku në telefon.

“Tagg kush ka fillu me fol si dikur”, ka shkruar ai pranë postimit në të cilin shihet fotografia e Keisit.