Putin do ta ndryshojë Kushtetutën, përjashton martesat mes homoseksualëve

Kjo është në mesin e disa amandamendtimeve të Kushtetutës të propozuara nga Putini, të cilat pritet të vendosen për votim publik.Kritikët i shohin këto propozime si përpjekje të Putinit për të mbajtur pushtetin pas përfundimit të mandatit të tij presidencial në 2024.Kjo pako propozimesh përfshin e edhe shpalljen e besimit të Rusisë në zot dhe një ndalesë për dhënie të territorit të Rusisë.Amandamentimi për territorin do ta forcojë qëndrimin e Rusisë në Krime – një rajon ukrainas të cilin e aneksoi në vitin 2014 – dhe Ishujt Kuril, të diskutueshëm me Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Vladimir Mashkov, një aktor dhe regjisor i njohur i përfshirë në hartimin e Kushtetutës së re.Putin gjithashtu propozoi një ndryshim për “të vërtetën historike”, për të mbrojtur “arritjen e madhe të popullit në mbrojtje të atdheut”.Vladimir Putin është në mandatin e tij të katërt presidencial, dhe është figura mbizotëruese në politikën ruse për 20 vjetët e fundit. Presidenca e tij është shënuar me ringjalljen e simboleve të epokës sovjetike, vlera konservatore dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Ruse.