Mbrëmjen e sotme një ndër të ftuarit në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu, ishte reperi i njohur Stresi, për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Tropojën. Gjatë emisionit ai ka performuar këngën ‘Të du mom’, të cilën ia ka dedikuar të ëmës.
Stresi gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të vecantë me nënën e tij dhe sonte në ‘Soiree’ teksa performonte, ka bërë gjestin më të bukur për të. Plot emocion, reperi është ulur në gjunjë në shenjë respekti dhe dashurie për nënën e tij. Veprimi i tij u prit me shumë duartrokitje në studio.