Stresi bën deklaratën e papritur për Elvana Gjatën

Mbahet sot në mbrëmje finalja e madhe e edicionit të 58-të të Këngës në RTSH.

Stresi ishte një nga këngëtarët pjesëmarrës që nuk arriti të prekë finalen dhe të shijojë ethet e garës së madhe.

Tekisa ka publikuar këngën e tij pjesëmarrëse në Festival, në bashkëpunim me Eli Farën, të kënduar nga një djalë i vogël, bashkangjitur videos,Stresi shkruan:

‘Roani mendoni se shum te rinj te Shqiperise do i kendojn sonte kenget permendesh te nates finale do thoja kengen e @elvanagjataaaa po sepse e merito ka sjell nje super super super hit ne kete festival por shumicen e kengeve sdo i mbaj mend njeri jo… ohhh No’.

Pra reperi i shtohet listës së atyre që preferojnë Elvanën si përfaqësuese në Eurovizion.

Na mbetet të presim mbrëmjen, për t’u njohuar me vendimin e jurisë dhe zërin e Shqipërisë në festivalin Europian.