LSDM pas zgjedhjeve do të vendos për koalicionet

Fokusi i LSDM-së në këtë moment është zbatimi i zgjedhjeve demokratike më 12 prill, ndërsa për koalicionet do të vendoset pas zgjedhjeve, ka thënë sot ministri i lidhjes dhe transportit Goran Sugareski.
“Ne jemi të koncentruar që më 12 prill të mbahen zgjedhje demokratike në të cilat jam i bindur se LSDM do të fitojë. Në pjesën e koalicionimit do të vendoset më pas”, ka thënë Sugarevski, në konferencë për shtyp, i pyetur nëse përsëri po hapet rruga për koalicionim i LSDM-së me BDI-në, pas deklaratës së Ali Ahemtit.
Ahemti dje tha se janë të gatshëm për koalcionim me atë që e respekton Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës.