Stoltenberg per tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë: NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në lidhje me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, status quon-në në Kosovë dhe mungesën e progresit në dialogun Beograd-Prishtinë.

Stoltenberg ka thënë se Ballkani Perëndimore ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 90-ta, teksa shtoi se kohët e fundit janë rritur tensionet si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe akterë të huaj që punojnë për të minuar progresin”, ka thënë Stotelneberg.

Tutje, Stoltenberg theksoi se NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, shkruan Pobjeda, transmeton Klankosova.tv.

“NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd”.

“Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat”, u shpreh Stoltengerg.