Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, kriza më serioze e sigurisë në një gjeneratë

epa09706742 NATO Secretary General Jens Stoltenberg during a joint press conference at the end of a meeting at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, 24 January 2022. The Finnish and Swedish foreign ministers are at NATO for talks on cooperations in the Baltic Sea. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “kriza më serioze e sigurisë në një gjeneratë”.

Para nisjes së samitit, Stoltenberg tha se presidenti i Ukrainës, Zelensky do t’u drejtohet sot liderëve të NATO-s. Ai theksoi nevojën që anëtarët e aleancës ta trajtojnë krizën së bashku.

Aleatët do të duhet të bëjnë më shumë, tha Stoltenberg, duke shtuar se pret që liderët e NATO-s të bien dakord “për të përshpejtuar investimet në mbrojtje”.

“Takimi i sotëm do të tregojë rëndësinë e Amerikës së Veriut dhe Evropës që të qëndrojnë së bashku përballë kësaj krzie”, ka shtuar Stoltenberg, transmeton Klankosova.tv.