Sport Brescia shkeli kontratën në shkarkimin e Inzaghit, legjenda e Milanit do të...

Brescia shkeli kontratën në shkarkimin e Inzaghit, legjenda e Milanit do të ngrejë padi

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, i ka zbatuar përpjekjet e mëparshme duke e shkarkuar Filippo Inzaghin, i cili tani do ta padisë klubin e Serie B për shkelje të kontratës, pasi skuadra është vetëm pesë pikë larg kreut.

Situata ka degjeneruar prej muajsh, praktikisht që kur legjenda e Milanit mori detyrën në qershor 2021.

Ai ka mbikëqyrur 14 fitore, 12 barazime dhe vetëm pesë humbje në Serie B këtë sezon, duke u ulur në vendin e pestë, vetëm pesë pikë larg vendit të parë.

Pippo e ka drejtuar skuadrën drejt 14 fitoreve, 12 barazimeve dhe vetëm pesë humbje në Serie B këtë sezon, duke zënë vendin e pestë me vetëm pesë pikë prapa kreut të tabelës.

Për shumicën e presidentëve, kjo do të mjaftonte për të pasur besimin e tyre, por jo edhe për ish-shefin Cagliarit dhe Leeds Unitedit, Massimo Cellino.

Ai e ka kritikuar qasjen taktike të Inzaghit për disa muaj dhe u përpoq ta shkarkonte në muajin shkurt, por u tërhoq nga vendimi i tij me kërkesë të këshilltarëve dhe refuzimit nga Diego Lopez.

Kjo ishte kryesisht për shkak se trajneri ka një kontratë që përcakton se ai nuk mund të shkarkohet nëse skuadra është në tetë vendet e para dhe ata janë aktualisht në vendin e pestë. Asokohe, ata ishin të tretët, vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Megjithatë, Cellino vendosi të mërkurën ta largojë nga puna ish-sulmuesin italian, ndërsa Eugenio Corini tashmë e ka kryer stërvitjen e parë si trajner i Brescias për herë të tretë në karrierën e tij.

Sky Sport Italia raporton se Inzaghi do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Brescias duke e paditur klubin për shkelje të kontratës.