Jonson: Britaninë e Madhe, jashtë nga BE-ja më 31 janar

Boris Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 janar. Në fazën tranzitore në vitin 2020 gati çdo gjë mbetet si më parë. Në këtë kohë të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë. Por ekspertët gjykojnë, se koha për këtë marrëveshje është shumë e shkurtër. Të enjten parlamenti i ri filloi nga puna me një ceremoni me Mbretëreshën Elisabeth II. Fitoren e tij Johnson ia dedikon votave që i erdhën nga shtresat punëtore, dikur elektorat laburist, në pjesën e mesme dhe veriore të Britanisë së Madhe. Por stuhia Johnsonit tani i vjen nga veriu. Kryetarja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon i kërkoi kryeministrit me shkrim të miratojë një referendum të dytë pavarësie. Ai është i detyruar për këtë, tha Sturgeon. Zhvillimin e një refrendumi të dytë në Skoci e vendos qeveria qendrore në Londër.