Sterling te Chelsea – zyrtarizimi çështje kohësh

Raheem Sterling së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Chelsea.

Manchester City dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Sterling në ‘Stamford Bridge’.

Sipas njoftimit nga Fabrizio Romano, anglezi dje ka përfunduar testet e tij mjekësore te ekipi londinez, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, zyrtarizimi duket se ka mbetur vetëm çështje kohësh.

Shuma që thuhet se Chelsea ka paguar për Sterling është 50 milionë funte.

Kurse, ai do të jetë lojtar i ‘Bluve të Londrës’ deri në vitin 2027.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë zyrtarizimi i 27 vjeçarit në ‘Stamford Bridge’.