Sterling me rekord ‘të zi’ kundër Man Utd

Raheem Sterling regjistron një rekord negativ kundër Manchester United.

Anësori i Manchester City, Sterling, do të tentojë që të përmirësojë rekordin e tij kundër rivalit lokal, United.

Sterling ka shkuar 11 ndeshje pa shënuar gol dhe sigurisht se kjo ecuri nuk iu pëlqen ‘Citizens’, përcjell lajmi.net.

Por, edhe më keq qëndron situata me United, skuadër kundër së cilës nuk ka shënuar akoma.

Derbi i radhës për Sterling kundër Manchester United luhet të dielën, me fillim nga ora 17:30.

Mbetet të shihet nëse ylli anglez do t’i jap fund ecurisë së tij negative dhe t’i kthehet golit kundër United.