“Nxënësja juaj shembullore”, Oriola me urim të veçantë për mësuesit

Oriola zgjodhi fjalët më të mira për mësuesit.

Me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit, modelja Oriola Marashi u dedikoi një shkrim të gjatë atyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmendi disa prej mësuesve të saj, teksa vlerëson lart angashimin e tyre për të edukuar breza.

“Gezuar 7 marsin te tgjitha zyshat por sidomos ato te liceut qe kane qene me te mirat ne bote. Zysh Alma kantos, Zysh flutra e frengjishtes. Zysh Alma e anglishtes. Zysh Mira e korit, zysh alma e matematikes, Profesor Bujari i Solfezhit, zysha e letersise, profesoresha aferdita e solfezhit. Zysh irida e kantos ne akademine e arteve, zysh Zana frasheri ne akademine e arteve, zysh zina, zysh aferdita zonja ! (Kam harruar shume por doja ti thoja faleminderit te gjitha ktyre zyshave qe me profesionalizmin dhe deshiren e tyre per te rritur breza sa me te mire kane lene tek mua shijen me te mire te gjimnzait!!!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ndërsa, shtoi “Gjithmonë do ju kujtoj me dashuri, keni qene si prind i dyte per mua dhe jeni kujdesur me shpirt per te gjithe ne. Ju dua shum dhe faleminderit per cdo gje. Nxensja juaj shembullore. Oriola Marashi”.